Udhëtim 1 ditor në Rragam & Dajç – 28€
06:00 : Nisja nga Elbasani drejt Tiranës.
07:00 : Nisja nga Tirana dhe vazhdimi drejt Veriut
– Pas një udhëtimi me ndalesa panoramike, mbërrijmë në Rragam, një pikënisje e përsosur për të eksploruar mrekullitë natyrore të liqenit të Vaut të Dejes.
– Nga aty nisim një udhëtim magjepsës me varkë, duke përshkuar ujërat e kristalta dhe të rrethuara nga male të larta e të gjelbërta. Gjatë këtij lundrimi rreth 2-orësh, vizitojmë disa nga atraksionet më të veçanta të zonës:
• Shpella e Pellumbave, një vend i qetë e natyror, strehë për shpendë dhe i mbështjellë me një atmosferë të thellë paqeje;
• Shpella e Priftit, që sipas gojëdhënave lokale ka shërbyer si vend lutjeje e strehimi në kohë të vështira;
• Lugina e Ujqërve, një nga segmentet më të egra dhe mbresëlënëse të liqenit, ku natyra ruan pamjen e saj të paprekur;
• Ishulli i Sardit, një perlë e fshehur në zemër të liqenit.
– Pas lundrimit, ndalemi për drekë pranë shezlloneve ose në një restorant lokal, për rreth një orë relaks e pushim, përballë peizazheve të qeta të liqenit.
– Më pas, vazhdojmë rrugën drejt Velipojës, ku bëjmë një ndalesë të shkurtër pushimi në Plazhin e Dajçit, buzë lumit Bunë, një vend i qetë dhe i gjelbër, perfekt për pak freski dhe relaks.
– Kthimi bëhet nga rruga e re panoramike, që na ofron pamje të mrekullueshme mbi bregdetin verior – nga Velipoja, Rera e hedhur, Shëngjini, e deri te kodrat që përqafojnë Adriatikun – për të përmbyllur një ditë të mbushur me natyrë, histori dhe përjetime të veçanta.
Udhëtim 1 ditor në Rragam & Dajç – 28€
Udhëtim 1 ditor në Rragam & Dajç – 28€













