Puka dhe Alpet Shqiptare – 1 Ditë – 17€
Udhëtim në Puke dhe madhështia e Alpeve Shqiptare
Nisemi nga Elbasani në orën 05:30 dhe nga Tirana në orën 06:30. Gjatë rrugës do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe konsumimin e mëngjesit.
Më pas, udhëtimi vijon drejt zonës veriore të Lezhës, me destinacion Vaun e Dejës. Aty është parashikuar një ndalesë, gjatë së cilës ju do të keni mundësinë për të shijuar pamjet fantastike dhe madhështore të fillimit të Drinit. Kjo pikë ofron një peizazh unik natyror.
Në vazhdim të udhëtimit, ju do të mbërrini në Pukë. Aty, ju do të keni mundësi të shijoni natyrën mbresëlënëse pranë Liqenit, si dhe zonën e rindërtuar të qendrës për këmbësorë (pedonalen). Vlen të theksohet mundësia për të soditur pamjet magjepsëse të Alpeve Shqiptare, të cilat nga Puka shihen në madhështinë e tyre në një version 360 gradë. Vakti i drekës mund të konsumohet pranë Hotel Puka, i cili është gjithashtu edhe një nga prodhuesit e birrës së famshme Puka.
Para muzgut, udhëtimi i drejtohet zonës së Patokut. Kjo ndalesë i ofron grupit mundësinë për të shijuar pamjet magjepsëse të një prej lagunave më të famshme në Shqipëri, duke i dhënë ditës një mbyllje vizualisht të pasur. Pas vizitës, nisja dhe mbërritja në Tiranë e Elbasan.
Fundi i shërbimit.
Puka dhe Alpet Shqiptare – 1 Ditë – 17€
Puka dhe Alpet Shqiptare – 1 Ditë – 17€












