Udhëtim në Vietnam: Nga Hanoi në Ho Chi Minh
Dita e parë:
Nisja nga Elbasani në 06:30 dhe Tirana në 07:30. Pas nisjes, do të kemi një ndalesë të shkurtër të planifikuar, e cila do t’ju ofrojë mundësinë për të konsumuar kafenë dhe mëngjesin në një mjedis çlodhës. Më pas, udhëtimi ynë vijon drejt zonës verilindore, duke kaluar përmes Rubikut dhe Rreshenit me destinacion Kurbneshin dhe Lurën. Ky rrugëtim është i mrekullueshëm dhe përshkon male e peizazhe natyrore që ofrojnë bukuri përrallore në çdo stinë të vitit.
Në vazhdim të udhëtimit, ne do të mbërrijmë në qendër të Lurës, ku do të keni mundësinë të shijoni ecjet në natyrë dhe mjedisin mbresëlënës të kësaj zone. Parku Kombëtar i Lurës, i cili shtrihet përreth malit Kurona e Lurës në një lartësi prej 2121 m, përbëhet nga një vegjetacion i pasur i drurëve gjetherënës dhe halorë, ku veçohen ahu, pisha e zezë dhe arneni i rrallë. Bukuria kulmore e kësaj zone janë 12 liqenet akullnajore, të njohura si “Liqenet e Lurës”, ku zambakët e ujit gjatë verës krijojnë një pamje të rrallë mbi sipërfaqen e Liqenit të Luleve dhe Liqenit të Madh.
Vakti i drekës mund të konsumohet pranë qendrës së Lurës gjatë kohës së lirë, përpara se të vijojmë udhëtimin tonë drejt Peshkopisë. Ne do të realizojmë një ndalesë në pedonalen e kryeqendrës së Dibrës, duke u dhënë mundësinë të shijoni atmosferën vendase. Akomodimi me darkë dhe muzikë në Hotel Veri.
Dita e dytë:
Mëngjesi në hotel, nën shoqërimin e guidës, do të realizoni një ecje në rrugët me kalldrëm të lagjes së vjetër, anash së cilës do të shikoni shtëpitë karakteristike të tregtarëve dhe zejtarëve të ardhur nga Dibra e Madhe. Gjatë vizitës, do të admironi ndërtimet karakteristike, sokakun në Dublec bashkë me çezmën e ujit, si dhe shtëpinë historike të Sul Shehut, kryetarit të parë të bashkisë dhe themeluesit të Peshkopisë moderne. Një përvojë e veçantë për ju do të jetë shëtitja në Bulevardin e Blinave, i famshëm për historinë e tij dhe atmosferën e veçantë, për të vijuar më pas tek busti i Elez Isufit, ikonës së qëndresës shqiptare. Vizitën do ta pasuroni me një ndalesë në Zyrën e Informacionit Turistik dhe në Pallatin e Kulturës “Haki Stërmilli”, qendra e festivalit prestigjioz “Oda Dibrane”.
Më pas, një vizitë ne qendrën balneare, udhëtimi juaj përshkon peizazhet e virgjëra të Shupenzës dhe Ostrenit të Madh, duke kulmuar në magjinë e Borovës, ku pasqyrimi i liqenit dhe freskia e vaskave të peshkut do t’ju ofrojnë një ndalesë per drekë e çlodhëse në natyrë . Rruga juaj vijon në zemër të Parkut Kombëtar të Shebenik – Jabllanicë (UNESCO), një mrekulli ekologjike që shtrihet mes Fushë-Studnës, Lunik, Librazhd dhe Elbasan, duke ju dhënë mundësinë të shijoni biodiversitetin e rrallë dhe malet madhështore. Ky itinerar mbyllet për ju në Tiranë, pasi të keni përshkruar një rrugëtim që gërsheton në mënyrë perfekte trashëgiminë natyrore me emocionet e një aventure autentike shqiptare.
Udhetim ne Lure, Diber dhe Shebenik – 2 Ditë – 65€
Udhetim ne Lure, Diber dhe Shebenik – 2 Ditë – 65€












