Udhëtim në Piramidat e Diellit Sarajevë – 149€
Dita 1: Nisje per Zagreb
Udhëtimi ynë nis në mbrëmje nga Shqipëria rreth orës 17:00, në një atmosferë të qetë dhe të organizuar, ku çdo gjë është organizuar për komoditetin tuaj. Pas marrjes së pasagjerëve, nisim një rrugëtim panoramik gjatë natës, përmes peizazheve magjepsëse të Malit të Zi dhe Kroacisë.
Gjatë udhëtimit, do të bëjmë ndalesa të shkurtra për pushim, që ta shijojmë udhëtimin në mënyrë të rehatshme dhe të relaksuar, ndërsa përgatitemi për ditët që vijnë – të mbushura me zbulime kulturore, natyrë dhe përvoja unike.
Dita 2: Njohim Zagrebin, kryeqytetin historik dhe kulturor të Kroacisë. Shopping në Outlet.
Në mesditë mbërrijmë në Zagreb, kryeqytetin historik dhe kulturor të Kroacisë, një qytet që ndërthur elegancën e Europës Qendrore me shpirtin ballkanik. Do të eksplorojmë qendrën historike:
- Sheshi Ban Jelačić, zemra pulsuese e qytetit, ku historia dhe moderniteti bashkëjetojnë natyrshëm.
- Katedralja madhështore e Zagrebit, një simbol i trashëgimisë fetare dhe arkitekturës mesjetare.
- Rruga Tkalčićeva, një rrugicë e ngrohtë, e mbushur me kafene, butikë e jetë urbane – perfekte për një kafe ose suvenir.
Pas kësaj eksperience kulturore, vazhdojmë drejt Slovenisë, për të vizituar një nga qendrat më të mëdha tregtare në Europën Qendrore – BTC City Ljubljana. Me mbi 450 dyqane, outlet-e dhe restorante ndërkombëtare, kjo ndalesë është perfekte për të bërë pazar apo për të shijuar një vakt të shijshëm në një ambient modern.
Në mbrëmje mbërrijmë në Sežana, një qytet simpatik dhe i qetë pranë kufirit me Italinë. Pas akomodimit në hotel, mbrëmja mbetet e lirë për të pushuar, për të shijuar një darkë të këndshme apo për të bërë një shëtitje relaksuese nëpër rrugicat e qytetit.
Dita 3: Nga Shpella e Postojnës, romanca e Bledit dhe ritmi i Ljubljanës
Pas mëngjesit në Sežanë, nisim ditën me një udhëtim drejt Shpellës së Postojnës, një nga mrekullitë natyrore më të mëdha të Europës. Vizita është opsionale, por shumë e rekomanduar – një përvojë që përfshin udhëtim me tren elektrik në brendësi të shpellës dhe ecje në galeritë mbresëlënëse të formuara nga stalaktitet dhe stalagmitet.
Vizita zgjat rreth 90 minuta dhe është një ndër përjetimet më magjike për adhuruesit e natyrës dhe aventurës nëntokë.
Pas kësaj ndalese, udhëtimi vijon drejt Bledit, një peizazh alpin që duket sikur ka dalë nga përrallat. Pranë liqenit romantik, do të konsumojmë drekën në një prej restoranteve buzë ujit, ku mund të shijojmë peshk të freskët, pjata tradicionale me mish dhe ëmbëlsirën e famshme sllovene – “kremšnita”.
Pas drekës, koha e lirë në Bled na jep mundësi për shëtitje buzë liqenit, fotografi nga pamja drejt Kalasë së Bledit ose një udhëtim opsional me varkë tradicionale “pletna” drejt ishullit në mes të liqenit – një eksperiencë unike.
Më pas udhëtojmë drejt Ljubljanës, kryeqyteti artistik i Sllovenisë. Aty nën udheheqjen e guidës lokale dhe guidës Shqiptare do të realizojmë një shëtitje panoramike në qendrën historike:
- Ura e Dragojve (Zmajski most) – një simbol ikonik i qytetit.
- Ura e Dashurisë (Tromostovje) dhe Sheshi Preseren – zemra e jetës kulturore dhe sociale të qytetit.
- Rruga përgjatë lumit Ljubljanica, ku fasadat ngjyra-ngjyra reflektohen në ujë dhe kafetë janë gjithnjë plot jetë.
Koha e lirë në qendër është ideale për të bërë fotografi, për të shijuar një kafe buzë lumit ose për të konsumuar darkën në ndonjë nga restorantet e qytetit. Më pas, do të kthehemi në hotel për të pushuar. Nëse nuk e keni konsumuar darkën në Ljubljanë, mund ta konsumoni atë dhe në Sežana
Dita 4: Spliti dhe kthimi nga brigjet e Adriatikut
Pas mëngjesit në Sežanë, nisim udhëtimin drejt jugut përmes Kroacisë me destinacion qytetin bregdetar të Splitit. Gjatë rrugës, nga autobusi mund të shohim male, zona të gjelbëruara dhe bregdetin e Adriatikut që shfaqet herë pas here përgjatë itinerarit.
Në Split do të kemi një ndalesë të shkurtër për të cekur atmosferën e qytetit dhe për të bërë disa foto pranë shëtitores Riva.
Udhëtimi më pas vazhdon përgjatë Rivierës Dalmate, ku nga autobusi shfaqen pamje të fshatrave bregdetare, porteve të vegjël dhe zonave të mbjella me ullinj e agrume. Rrugës do të bëjmë edhe disa ndalesa të shkurtra për drekë, darkë ose një kafe, që ta kemi udhëtimin sa më të rehatshëm.
Më tej, rruga kalon përmes peizazheve malore dhe kodrinore, duke ofruar kontraste mes bregdetit dhe maleve. Ky segment na jep mundësinë të vërejmë ndryshimet e peizazhit nga brigjet e Adriatikut deri tek relievi malor lokal.
Udhëtimi vazhdon gjatë natës dhe në mëngjesin e ditës pasardhëse mbërrijmë në Shqipëri, duke përmbyllur kështu itinerarin tonë.
Udhëtim në Ljubljana, Zagreb, Postojna, Bled – 199€
Udhëtim në Ljubljana, Zagreb, Postojna, Bled – 199€













