+355692044652 elitetravelalbania@etg.al

Udhëtim në Vietnam: Nga Hanoi në Ho Chi Minh

Udhëtim në Cetinje, Dubrovnik & Budva – 2 Ditë – 72€

0
  • 8 Days
  • Max Guests : 16
  • Apr - Jun

Itinerari

Dita e parë:

Nisja nga Elbasani në 05:30 dhe Tirana në 06:30. Gjatë rrugës do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe konsumimin e mëngjesit. Udhëtimi vijon drejt Hanit të Hotit përgjatë brigjeve të liqenit të Shkodrës. Rruga vijon për në malësinë e Cetinjës, ku është parashikuar një vizitë në qendrën e saj. Cetinja përfaqëson zemrën historike dhe shpirtërore të Malit të Zi, duke u dalluar për arkitekturën e saj mbretërore dhe atmosferën unike të një qyteti-muze. Ky destinacion ju ofron një panoramë në kohë përmes manastireve dhe ambasadave historike që dëshmojnë trashëgiminë e pasur kulturore të rajonit.

Udhëtimi përmes Parkut Kombëtar të Lovcenit shpalos një peizazh malor madhështor, ku majat e thepisura dhe flora e pasur krijojnë një atmosferë qetësie dhe admirimi për natyrën e paprekur. Gjatë zbritjes përmes serpentinave legjendare drejt Njegushit, syri i vizitorit ndesh kontraste të mahnitshme mes gurit të hirtë dhe gjelbërimit të dendur që karakterizon këtë rajon unik. Pika kulmore e këtij rrugëtimi është pamja spektakolare mbi Gjirin e Kotorit, ku horizonti nga lartësia 1760 m dhe malet që zhytën në ujë formojnë një nga panoramat më të bukura në të gjithë Ballkanin.

Pas mbërritjes në qytet, është parashikuar një drekë e lirë. Zbulimi bëhet në këmbë, duke vizituar rrugicat e ngushta dhe sheshet antike të qytetit të vjetër, ku çdo godinë pasqyron elegancën e stilit venecian. Një shëtitje përgjatë portave historike dhe bregut të detit mundëson shijimin e mrekullueshëm të trashëgimisë së UNESCO-s në një formë tërësisht autentike. Udhëtimi vijon drejt Tivatit, ku do të qëndrojmë për 2 orë në qendrën e famshme përreth zonës së Porto Montenegro, një nga zonat më luksoze të Malit të Zi. Pas kësaj, do të nisemi drejt Budvës për fjetje. Akomodimi do të bëhet në Hotel Pozzo. Jeta e natës është një nga mrekullitë e këtij qyteti i cili nuk fle përgjatë të gjithë vitit.

Dita e dytë:

Mëngjesi në hotel, nisemi për në Dubrovnik, duke kaluar nga gjiri i Kotorit, udhëtimi me lundrën e famshme që lidh 2 brigjet, kalojmë në rivierën e Hercegnovit, me Baosici, Denovici, Igalo ku është dhe porta hyrëse në gjirin e Kotorit. Vijojmë një udhëtim fantastik për 40 km nga kufiri i Kroacisë, rruga me qipariset shekullore nga Malësia e Konavles, ndalesa tek panorama e Dubrovnikut, e më pas tek ura e famshme Franjo Tudjman. Vizita panoramike vijon në qytet, në Gruz dhe më pas ndalet në Pile ku është kalaja e famshme e Dubrovnikut, ku do të takojmë guidën lokale.

Ju do të filloni shëtitjen tuaj në rrugën kryesore Stradun, duke u mrekulluar nga ndërtesat historike prej guri që dëshmojnë lavdinë e dikurshme të Republikës së Raguzës. Gjatë kësaj ecjeje, do të zbuloni bukuritë e shesheve antike dhe do të ndjeni atmosferën unike të qytetit të vjetër që mbrohet nga UNESCO. Përfundimisht, pas këtij eksplorimi të pasur me histori dhe kulturë, koha për drekën do të jetë e lirë në mënyrë që ju të zgjidhni vetë shijet lokale që preferoni. Vijojmë me kthimin, përgjatë rrugës do të vizitojmë një nga restorantet më të famshme të Dalmacisë Jugore, Konavoski Dvori, mulliri pranë lumit Ljuta, pas kësaj vizite në itinerarin Hercegnovi, Budvë, Bar, Muriqan me pushime të shkurtra për t’u kthyer më pas në Tiranë e Elbasan, ku shënohet edhe fundi i këtij programi të mrekullueshëm.

Udhëtim në Cetinje, Dubrovnik & Budva – 2 Ditë – 72€

Udhëtim në Cetinje, Dubrovnik & Budva – 2 Ditë – 72€

 

Detajet e Turit

Nisja

Tirana :  Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Durres: Tek Ura e Dajlanit  Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”

 

Përfshihen në çmim

  • Akomodimi në dhomë dyshe / treshe
  • Transporti
  • Guida lokale + vendase
  • Mëngjesi në hotel

NUK përfshihen në çmim

  • Dreka / Darka / Pijet / Shpenzimet personale
  • Taksa e Turistit 1€/person
  • Hyrjet në muze/atraksione
  • Bakshishet
  • Gjithçka e papërmendur në rubrikën “Përfshihet”
Price
From€1,049

Searching Availability...

Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

2173

Book With Confidence


No-hassle best price guarantee
Customer care available 24/7
Hand-picked Tours & Activities

Contact us


+355692044652

elitetravelalbania@etg.al

Harta

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
✅ Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
✅ Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
✅ Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
✅ Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
✅ Autobusë komod me ajër të kondicionuar
✅ Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
✅ Hotele të përzgjedhura
✅ Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
✅ Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
✅ 25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore

🏛️ Zbulo Shqipërinë përmes historisë, traditës dhe njerëzve të saj – me Elite Travel – Fundjava Kulturore!
Politikat e Sherbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 25% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, ndersa pjesa e mbetur deri ne 45 ditë para nisjes. Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

POLITIKAT E KANCELIMEVE

Njoftim më shumë se 60 ditë: Anulimet e bëra më shumë se 60 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 10% të shumës totale te paketës së turit, tarifë që mbulon kostot administrative që lidhen me anulimin e Shërbimeve të paketës EB.
Njoftim më pak se 59 ditë: 
Anulimet e bëra më pak se 59 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 40% të shumës totale të paketës së turit, tarifë që pasqyron vështirësinë e plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
Njoftim më pak se 30 ditë: 
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai më pak se 30 ditë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë, tarifë që pasqyron vështirësinë në rritje të plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
Mosparaqitje: 
Në rast mosparaqitjeje, nuk do të jepet rimbursim. Kjo politikë është në fuqi sepse Operatori i shërbimeve do të kishte bërë të gjitha rregullimet e nevojshme dhe nuk do të ishte në gjendje të rikuperonte këto kosto.
Anulimi i paketave të shërbimit për kategorinë “Eksploro Botën” 
mund të realizohet vetëm ndërmjet një kërkese të paraqitur me shkrim, përmes emailit zyrtar, aplikacionit WhatsApp, ose me paraqitje fizike në zyrat e Elite Travel LCC Tiranë. Çdo kërkesë verbale, telefonike apo e paformalizuar me një dokument të shkruar nuk do të konsiderohet e vlefshme për procedurat e anullimit.

 

5 travellers are considering this tour right now!