+355692044652 elitetravelalbania@etg.al

Udhëtim në Bukuresht & Sofie – 199€

Udhëtim në Bukuresht & Sofie – 199€

0
  • 8 Days
  • Max Guests : 16
  • Apr - Jun

Itinerari

Dita 1: Nisja nga Shqipëria – Fillimi i Aventurës Ballkanike

Udhëtimin tonë e nisim në mbrëmje rreth orës 03:00 nga Tirana dhe 04:00 nga Elbasani drejt Bullgarisë, të gatshëm për një aventurë të veçantë që lidh kulturat e Ballkanit në një përvojë të vetme. Pas mbledhjes së grupit dhe takimit me stafin shoqërues, kalojmë kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe vazhdojmë rrugën drejt Sofies. Gjatë natës bëhen ndalesa për pushim, duke e bërë udhëtimin sa më të rehatshëm. Ky është vetëm fillimi i një udhëtimi që premton ngjyra, histori dhe surpriza në çdo hap.

Në Sofie mbërrijmë pas drekës, kemi kohë për t’u shplodhur apo për të shijuar një shëtitje rreth qytetit. Akomodohemi në hotel dhe përgatitemi për një ditë plot vizita.

Dita 2: Zbulimi i Sofias dhe Mbërritja në Bukuresht

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin. Sot do të eksplorojmë Sofien, kryeqytetin e Bullgarisë, një qytet që ndërthur historinë e lashtë, trashëgiminë dhe gjallërinë moderne. E vendosur në këmbët e malit Vitosha, Sofia të befason me kontrastin mes arkitekturës monumentale dhe atmosferës së qetë të shesheve e parqeve të saj.

Nën udhëheqjen e guidës tonë, zbulojmë disa prej thesareve më të rëndësishme të qytetit:

  • Katedralja Aleksandër Nevski – Simboli i Sofies dhe një nga kishat ortodokse më të mëdha të Ballkanit, me kupolat e arta dhe mozaikët e pasur të brendshëm.

  • Teatri Kombëtar Ivan Vazov – Një perlë arkitekturore me stil neoklasik, zemër e kulturës dhe artit bullgar.

  • Parku i Qytetit (City Garden) – Një hapësirë e gjelbër mes qytetit, ideale për një ndalesë të qetë e për të parë jetën urbane që rrotullohet përreth.

  • Bulevardi Vitosha – Rruga pedonale më e famshme e Sofies, plot dyqane, restorante dhe atmosferë moderne.

Pas eksplorimit të qytetit, shijojmë një drekë tradicionale bullgare dhe më pas nisim udhëtimin drejt Bukureshtit.
Në mbërritje bëjmë akomodimin në hotel dhe kemi kohë për pushim, duke u përgatitur për një ditë të mbushur me kulturë dhe emocione.

Dita 3: Bukureshti – Traditë, Histori dhe Modernitet

Pas mëngjesit në hotel, zbulojmë kryeqytetin rumun, shpesh i quajtur “Parisi i Vogël i Lindjes” për arkitekturën madhështore dhe bulevardet e gjera.
Nën shoqërimin e guidës shqiptare dhe asaj lokale, udhëtimi ynë na çon në pikat më të rëndësishme të qytetit:

  • Bulevardi Unirii – Një nga më të gjatë në Europë, i projektuar për të rivalizuar Champs-Élysées.

  • Pallati i Parlamentit – Ndërtesa administrative më e madhe në botë, simbol i epokës së Ceaușescut.

  • Sheshi i Revolucionit – Vendi historik ku nisi fundi i regjimit komunist në vitin 1989.

  • Ateneumi Rumun – Një sallë koncertesh madhështore, simbol kulturor i Rumanisë.

Pas drekës, vazhdojmë me vizitat tona:

  • Parku Herăstrău (Regele Mihai I Park) – Një hapësirë e gjelbër e shtrirë rreth liqenit, ideale për shëtitje dhe pushim.

  • Harku i Triumfit – Monument kombëtar që ofron pamje panoramike të Bukureshtit.

  • Vizitë në një nga Outletet më të mëdhenj të Rumanisë

Në mbrëmje jemi të lirë të shëtisim në Qytetin e Vjetër (Centrul Vechi), zemra e jetës sociale të Bukureshtit, me rrugica me kalldrëm, ndërtesa historike, restorante dhe kafene plot gjallëri, apo të ndjekim një aktivitet tjetër sipas dëshirës. Kështu, mbrëmjen e mbyllim me një darkë, shoqëruar me atmosferë autentike dhe muzikë.

Dita 4: Kthimi në Shqipëri

Pas mëngjesit në hotel, nisim udhëtimin e kthimit në orën 08:00 përmes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Gjatë rrugës bëjmë ndalesa të planifikuara për pushime, drekë dhe momente panoramike.
Mbërritja në Shqipëri parashikohet në orët e para të mëngjesit të ditës pasardhëse, duke përmbyllur një udhëtim të mbushur me histori, kulturë dhe kujtime të paharrueshme nga kjo fundjavë.

Udhëtim në Bukuresht & Sofie – 199€

Udhëtim në Bukuresht & Sofie – 199€

Detajet e Turit

Nisja

Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Durres: Tek Ura e Dajlanit  Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”

Përfshihen në çmim

  • Akomodimi në dhomë dyshe me mëngjes
  • Transporti me autobus komod
  • Guidë Shqiptare
  • Guidë Lokale në Bukuresht
  • Vizitat sipas programit
  • Organizimi i kohës së lirë dhe vizita në Outlete

NUK përfshihen në çmim

  • Dreka / Darka / Shpenzimet personale
  • Hyrjet opsionale në muzeume / atraksione
  • Bakshishet
  • Gjithçka e papërmendur në rubrikën “Përfshihet”
Price
From€1,049

Searching Availability...

Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

2174

Book With Confidence


No-hassle best price guarantee
Customer care available 24/7
Hand-picked Tours & Activities

Contact us


+355692044652

elitetravelalbania@etg.al

Harta

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
✅ Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
✅ Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
✅ Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
✅ Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
✅ Autobusë komod me ajër të kondicionuar
✅ Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
✅ Hotele të përzgjedhura
✅ Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
✅ Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
✅ 25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore

🏛️ Zbulo Shqipërinë përmes historisë, traditës dhe njerëzve të saj – me Elite Travel – Fundjava Kulturore!

Sugjerime Rreth Udhëtimit

 
✅ Mbani ujë dhe snacks të lehta gjatë rrugës
✅ Veshje komode dhe një shtresë shtesë për temperaturat
✅ Çantë e vogël dore për gjërat personale
✅ Shtrini këmbët gjatë ndalesave, edhe pse të shkurtra
✅ Karikues portativ për telefonin
✅ Dokumentet dhe gjërat me vlerë gjithmonë me vete
✅ Rruga është pjesë e përvojës së udhëtimit
Politikat e Sherbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 25% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, ndersa pjesa e mbetur deri ne 45 ditë para nisjes. Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

POLITIKAT E KANCELIMEVE

Njoftim më shumë se 60 ditë: Anulimet e bëra më shumë se 60 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 10% të shumës totale te paketës së turit, tarifë që mbulon kostot administrative që lidhen me anulimin e Shërbimeve të paketës EB.
Njoftim më pak se 59 ditë: 
Anulimet e bëra më pak se 59 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 40% të shumës totale të paketës së turit, tarifë që pasqyron vështirësinë e plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
Njoftim më pak se 30 ditë: 
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai më pak se 30 ditë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë, tarifë që pasqyron vështirësinë në rritje të plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
Mosparaqitje: 
Në rast mosparaqitjeje, nuk do të jepet rimbursim. Kjo politikë është në fuqi sepse Operatori i shërbimeve do të kishte bërë të gjitha rregullimet e nevojshme dhe nuk do të ishte në gjendje të rikuperonte këto kosto.
Anulimi i paketave të shërbimit për kategorinë “Eksploro Botën” 
mund të realizohet vetëm ndërmjet një kërkese të paraqitur me shkrim, përmes emailit zyrtar, aplikacionit WhatsApp, ose me paraqitje fizike në zyrat e Elite Travel LCC Tiranë. Çdo kërkesë verbale, telefonike apo e paformalizuar me një dokument të shkruar nuk do të konsiderohet e vlefshme për procedurat e anullimit.

 

7 travellers are considering this tour right now!