+355692044652 elitetravelalbania@etg.al

Udhëtim në Athinë & Pire – 135€

Udhëtim në Athinë & Pire – 135€

0
  • 8 Days
  • Max Guests : 16
  • Apr - Jun

Itinerari

Dita 1: Nisja drejt Greqisë

Udhëtimi nis në orët e para të mëngjesit nga Shqipëria rreth orës 04:00 nga Tirana dhe 05:00 nga Elbasani , me një autobus komod dhe të përshtatshëm për një udhëtim të gjatë. Gjatë rrugës do të bëjmë ndalesa të shkurtra për pushim. Pasi mbërrijmë në Athinë, do të akomodohemi në hotel dhe do të kemi kohë të lirë pasdite për të bërë një shëtitje në Athinë në Sheshin Sintagma apo zonat përreth. Konsumojmë darkën në mënyrë individuale dhe akomodohemi në hotel në Athinë.

Dita 2: Athinë – Vizitë në qytet dhe Shopping

Zgjohemi dhe fillojmë ditën me një mëngjes tipik grek që do të na ofrojë energjinë e nevojshme për të nisur aventurën e sotme.

Vizita fillon në Sheshin Syntagma, një nga sheshet më të njohura të qytetit, ku do të shijoni ceremoninë e Ndërrimit të Rojeve, një ritual solemn dhe i koreografuar me përpikmëri nga Evzonët, rojet presidenciale të veshura me kostumet tradicionale.

Më pas, do të vizitojmë Parkun Kombëtar dhe Zappeionin, dy nga hapësirat më të gjelbëruara të Athinës, të cilat ofrojnë një kontrast të këndshëm me peizazhin urban të qytetit.

Në vijim, do të ndalojmë në Tempullin e Zeusit Olimpik, një nga strukturat më madhështore të antikitetit, i cili dikur ishte ndër tempujt më të mëdhenj të botës së lashtë. Ky monument i jashtëzakonshëm është një dëshmi e lavdisë dhe fuqisë së qytetit të lashtë të Athinës. Pas kësaj, do të vizitojmë Stadiumin Panathinaikon, i cili ka një rëndësi historike të jashtëzakonshme, pasi ka qenë vendi ku u zhvilluan Lojërat Olimpike moderne për herë të parë në vitin 1896. Ky stadium, i njohur gjithashtu si Stadiumi i Majmunëve, është një nga arenat më të njohura dhe më të rëndësishme të botës.

Pas turit, do të keni kohë të lirë për drekë në një nga lagjet më piktoreske të Athinës, Plaka apo Monastiraki, lagje të njohura për rrugicat e ngushta me kalldrëm, dyqanet artizanale dhe aromat joshëse të kuzhinës greke që përhapen nga tavernat tradicionale.

Pas drekës, mund të vizitojmë dhe Akropolin, një nga destinacionet më të rëndësishme dhe të bukura në Athinë. Ky kompleks historik, i cili është një simbol i kulturës dhe qytetërimit grek, është shtëpia e disa monumenteve të mrekullueshme si ParthenoniTempulli i Atenës Nikë, dhe Erechteioni.

Pasi të konsumojmë drekën, pasditen e kemi të dedikuar për blerje në Factory Outlet, një nga qendrat më të njohura të blerjeve në zonë. Këtu mund të përfitoni nga zbritje të konsiderueshme në marka të njohura ndërkombëtare.

Mbrëmja jonë përfundon me akomodimin në Athine, ku do të kemi mundësinë të çlodhemi dhe të rigjenerojmë energjitë për ditën e ardhshme, duke u përgatitur për aventura të tjera të mrekullueshme.

Dita 3: Pire dhe kthim

Pas mëngjesit në hotel, kohën e kemi të rezervuar për të eksploruar Pireun, portin më të madh dhe më të rëndësishëm të Greqisë, i cili është një qendër tregtare dhe detare me një histori të pasur dhe një atmosferë kozmopolite.

Eksplorimi fillon me një vizitë në Kishën Agia Triada, një shembull i shkëlqyer i arkitekturës neoklasike. Kjo kishë ka kupola madhështore dhe afreske të mrekullueshme që zbulojnë jo vetëm besimin ortodoks grek, por edhe artin dhe traditën shpirtërore të vendit.

Pas kësaj, ndalemi për një kafe të këndshme në Mikrolimano, një port i vogël dhe piktoresk i rrethuar nga taverna elegante buzë ujit. Nga Mikrolimano, ngjitemi në Kodrën e Kastellës, një nga lagjet më të vjetra dhe më panoramike të Pireut.  Ky është vendi ideal për të bërë disa fotografi të paharrueshme, që do t’ju kujtojnë gjithmonë këtë përvojë të veçantë.

Për të përfunduar turin e mëngjesit, bëjmë një shëtitje relaksuese përgjatë Akti Miaouli, një bulevard buzë detit i rrethuar me palma. Pas kësaj vizite nisemi për kthim me kujtimet dhe mbresat më të bukura.

Udhëtim në Athinë & Pire – 135€

Udhëtim në Athinë & Pire – 135€

Detajet e Turit

Nisja

Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Durres: Tek Ura e Dajlanit  Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”

Përfshihen në çmim

  • Akomodimi në dhomë dyshe me mëngjes
  • Transporti me autobus komod
  • Guidë Shqiptare
  • Guidë Lokale në Athinë
  • Vizitat sipas programit
  • Gjithçka e papërmendur në rubrikën “Përfshihet”

NUK përfshihen në çmim

  • Dreka / Darka / Shpenzimet personale
  • Hyrjet opsionale në muzeume / atraksione
  • Bakshishet
  • Gjithçka e papërmendur në rubrikën “Përfshihet”
Price
From€1,049

Searching Availability...

Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

2175

Book With Confidence


No-hassle best price guarantee
Customer care available 24/7
Hand-picked Tours & Activities

Contact us


+355692044652

elitetravelalbania@etg.al

Harta

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
✅ Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
✅ Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
✅ Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
✅ Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
✅ Autobusë komod me ajër të kondicionuar
✅ Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
✅ Hotele të përzgjedhura
✅ Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
✅ Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
✅ 25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore

🏛️ Zbulo Shqipërinë përmes historisë, traditës dhe njerëzve të saj – me Elite Travel – Fundjava Kulturore!

Sugjerime Rreth Udhëtimit

 
✅ Mbani ujë dhe snacks të lehta gjatë rrugës
✅ Veshje komode dhe një shtresë shtesë për temperaturat
✅ Çantë e vogël dore për gjërat personale
✅ Shtrini këmbët gjatë ndalesave, edhe pse të shkurtra
✅ Karikues portativ për telefonin
✅ Dokumentet dhe gjërat me vlerë gjithmonë me vete
✅ Rruga është pjesë e përvojës së udhëtimit
Politikat e Sherbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 25% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, ndersa pjesa e mbetur deri ne 45 ditë para nisjes. Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

POLITIKAT E KANCELIMEVE

Njoftim më shumë se 60 ditë: Anulimet e bëra më shumë se 60 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 10% të shumës totale te paketës së turit, tarifë që mbulon kostot administrative që lidhen me anulimin e Shërbimeve të paketës EB.
Njoftim më pak se 59 ditë: 
Anulimet e bëra më pak se 59 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 40% të shumës totale të paketës së turit, tarifë që pasqyron vështirësinë e plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
Njoftim më pak se 30 ditë: 
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai më pak se 30 ditë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë, tarifë që pasqyron vështirësinë në rritje të plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
Mosparaqitje: 
Në rast mosparaqitjeje, nuk do të jepet rimbursim. Kjo politikë është në fuqi sepse Operatori i shërbimeve do të kishte bërë të gjitha rregullimet e nevojshme dhe nuk do të ishte në gjendje të rikuperonte këto kosto.
Anulimi i paketave të shërbimit për kategorinë “Eksploro Botën” 
mund të realizohet vetëm ndërmjet një kërkese të paraqitur me shkrim, përmes emailit zyrtar, aplikacionit WhatsApp, ose me paraqitje fizike në zyrat e Elite Travel LCC Tiranë. Çdo kërkesë verbale, telefonike apo e paformalizuar me një dokument të shkruar nuk do të konsiderohet e vlefshme për procedurat e anullimit.

 

6 travellers are considering this tour right now!