Udhëtim në Dibër & Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë – 1 Ditë – 20€
Udhëtim në Dibër & Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë
Pas nisjes nga Tirana e Elbasani, do të filloni rrugëtimin drejt Librazhdit dhe ndalesa e parë do të jetë pranë liqenit të Fushë Studenit. Do të vizitoni zemrën e Parkut Kombëtar Shebenik–Jabllanicë (UNESCO), një mrekulli ekologjike që shtrihet mes Fushë-Studnës, Lunikut, Librazhdit dhe Elbasanit. Këtu do të keni mundësinë të shijoni biodiversitetin e rrallë dhe peizazhet madhështore malore. Ecja do te behet me shoqerimin e guides.
*Vizita në Parkun Kombëtar është opsionale dhe do të kryhet në këmbë pasi rruga nuk mund të aksesohet nga mjeti i transportit*
Më pas do të vazhdojmë drejt Peshkopise. Nën shoqërimin e guidës, do të realizoni një ecje në rrugët me kalldrëm të lagjes së vjetër, anash së cilës do të shikoni shtëpitë karakteristike të tregtarëve dhe zejtarëve të ardhur nga Dibra e Madhe. Gjatë vizitës, do të admironi ndërtimet karakteristike, sokakun në Dublec bashkë me çezmën e ujit, si dhe shtëpinë historike të Sul Shehut, kryetarit të parë të bashkisë dhe themeluesit të Peshkopisë moderne. Një përvojë e veçantë për ju do të jetë shëtitja në Bulevardin e Blinave, i famshëm për historinë e tij dhe atmosferën e veçantë, për të vijuar më pas tek busti i Elez Isufit, ikonës së qëndresës shqiptare. Vizitën do ta pasuroni me një ndalesë në Zyrën e Informacionit Turistik dhe në Pallatin e Kulturës “Haki Stërmilli”, qendra e festivalit prestigjioz “Oda Dibrane”.
Ky itinerar mbyllet për ju në Tiranë e Elbasan, pasi të keni përshkruar një rrugëtim që gërsheton në mënyrë perfekte trashëgiminë natyrore me emocionet e një aventure autentike shqiptare.
Udhëtim në Dibër & Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë – 1 Ditë – 20€
Udhëtim në Dibër & Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë – 1 Ditë – 20€












