+355692044652 elitetravelalbania@etg.al

Udhëtim në Vietnam: Nga Hanoi në Ho Chi Minh

Udhetim ne Lure, Diber dhe Shebenik – 2 Ditë – 65€

0
  • 8 Days
  • Max Guests : 16
  • Apr - Jun

Itinerari

Dita e parë:

Nisja nga Elbasani në 06:30 dhe Tirana në 07:30. Pas nisjes, do të kemi një ndalesë të shkurtër të planifikuar, e cila do t’ju ofrojë mundësinë për të konsumuar kafenë dhe mëngjesin në një mjedis çlodhës. Më pas, udhëtimi ynë vijon drejt zonës verilindore, duke kaluar përmes Rubikut dhe Rreshenit me destinacion Kurbneshin dhe Lurën. Ky rrugëtim është i mrekullueshëm dhe përshkon male e peizazhe natyrore që ofrojnë bukuri përrallore në çdo stinë të vitit.

Në vazhdim të udhëtimit, ne do të mbërrijmë në qendër të Lurës, ku do të keni mundësinë të shijoni ecjet në natyrë dhe mjedisin mbresëlënës të kësaj zone. Parku Kombëtar i Lurës, i cili shtrihet përreth malit Kurona e Lurës në një lartësi prej 2121 m, përbëhet nga një vegjetacion i pasur i drurëve gjetherënës dhe halorë, ku veçohen ahu, pisha e zezë dhe arneni i rrallë. Bukuria kulmore e kësaj zone janë 12 liqenet akullnajore, të njohura si “Liqenet e Lurës”, ku zambakët e ujit gjatë verës krijojnë një pamje të rrallë mbi sipërfaqen e Liqenit të Luleve dhe Liqenit të Madh.

Vakti i drekës mund të konsumohet pranë qendrës së Lurës gjatë kohës së lirë, përpara se të vijojmë udhëtimin tonë drejt Peshkopisë. Ne do të realizojmë një ndalesë në pedonalen e kryeqendrës së Dibrës, duke u dhënë mundësinë të shijoni atmosferën vendase. Akomodimi me darkë dhe muzikë në Hotel Veri.

Dita e dytë:

Mëngjesi në hotel, nën shoqërimin e guidës, do të realizoni një ecje në rrugët me kalldrëm të lagjes së vjetër, anash së cilës do të shikoni shtëpitë karakteristike të tregtarëve dhe zejtarëve të ardhur nga Dibra e Madhe. Gjatë vizitës, do të admironi ndërtimet karakteristike, sokakun në Dublec bashkë me çezmën e ujit, si dhe shtëpinë historike të Sul Shehut, kryetarit të parë të bashkisë dhe themeluesit të Peshkopisë moderne. Një përvojë e veçantë për ju do të jetë shëtitja në Bulevardin e Blinave, i famshëm për historinë e tij dhe atmosferën e veçantë, për të vijuar më pas tek busti i Elez Isufit, ikonës së qëndresës shqiptare. Vizitën do ta pasuroni me një ndalesë në Zyrën e Informacionit Turistik dhe në Pallatin e Kulturës “Haki Stërmilli”, qendra e festivalit prestigjioz “Oda Dibrane”.

Më pas, një vizitë ne qendrën balneare, udhëtimi juaj përshkon peizazhet e virgjëra të Shupenzës dhe Ostrenit të Madh, duke kulmuar në magjinë e Borovës, ku pasqyrimi i liqenit dhe freskia e vaskave të peshkut do t’ju ofrojnë një ndalesë per drekë e çlodhëse në natyrë . Rruga juaj vijon në zemër të Parkut Kombëtar të Shebenik – Jabllanicë (UNESCO), një mrekulli ekologjike që shtrihet mes Fushë-Studnës, Lunik, Librazhd dhe Elbasan, duke ju dhënë mundësinë të shijoni biodiversitetin e rrallë dhe malet madhështore. Ky itinerar mbyllet për ju në Tiranë, pasi të keni përshkruar një rrugëtim që gërsheton në mënyrë perfekte trashëgiminë natyrore me emocionet e një aventure autentike shqiptare.

Udhetim ne Lure, Diber dhe Shebenik – 2 Ditë – 65€

Udhetim ne Lure, Diber dhe Shebenik – 2 Ditë – 65€

 
 

Detajet e Turit

Nisja

Elbasani (06:30) : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Tirana (07:30) : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”

Përfshihen në çmim

  • Akomodimi në dhomë dyshe / treshe
  • Transporti
  • Guida lokale
  • Mëngjesi i ditës së dytë
  • Darka në hotel

NUK përfshihen në çmim

  • Dreka / Pijet / Shpenzimet personale
  • Hyrjet në muze/atraksione
  • Bakshishet
  • Gjithçka e papërmendur në rubrikën “Përfshihet”
Price
From€1,049

Searching Availability...

Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

2173

Book With Confidence


No-hassle best price guarantee
Customer care available 24/7
Hand-picked Tours & Activities

Contact us


+355692044652

elitetravelalbania@etg.al

Harta

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
✅ Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
✅ Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
✅ Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
✅ Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
✅ Autobusë komod me ajër të kondicionuar
✅ Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
✅ Hotele të përzgjedhura
✅ Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
✅ Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
✅ 25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore

🏛️ Zbulo Shqipërinë përmes historisë, traditës dhe njerëzve të saj – me Elite Travel – Fundjava Kulturore!
Politikat e Sherbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 25% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, ndersa pjesa e mbetur deri ne 45 ditë para nisjes. Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

POLITIKAT E KANCELIMEVE

Njoftim më shumë se 60 ditë: Anulimet e bëra më shumë se 60 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 10% të shumës totale te paketës së turit, tarifë që mbulon kostot administrative që lidhen me anulimin e Shërbimeve të paketës EB.
Njoftim më pak se 59 ditë: 
Anulimet e bëra më pak se 59 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 40% të shumës totale të paketës së turit, tarifë që pasqyron vështirësinë e plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
Njoftim më pak se 30 ditë: 
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai më pak se 30 ditë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë, tarifë që pasqyron vështirësinë në rritje të plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
Mosparaqitje: 
Në rast mosparaqitjeje, nuk do të jepet rimbursim. Kjo politikë është në fuqi sepse Operatori i shërbimeve do të kishte bërë të gjitha rregullimet e nevojshme dhe nuk do të ishte në gjendje të rikuperonte këto kosto.
Anulimi i paketave të shërbimit për kategorinë “Eksploro Botën” 
mund të realizohet vetëm ndërmjet një kërkese të paraqitur me shkrim, përmes emailit zyrtar, aplikacionit WhatsApp, ose me paraqitje fizike në zyrat e Elite Travel LCC Tiranë. Çdo kërkesë verbale, telefonike apo e paformalizuar me një dokument të shkruar nuk do të konsiderohet e vlefshme për procedurat e anullimit.

 

8 travellers are considering this tour right now!